Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Sherr” mes Serbisë dhe Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërhyn edhe Rusia: Mos filozofoni…

11:56 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
okb 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh, tha se përshkallëzimi i tensioneve gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. “Që prej vitit të kaluar vumë re përshkallëzim të retorikës politike mes Prishtinës dhe Beogradit, e po ashtu disa episode të tensioneve akute në terren. Kjo vuri në rrezik përparimet e arritura përmes bisedimeve të lehtësuara nga BE”, tha Ziadeh.

Në takimin ku u prezantua raporti 6-mujor për Kosovën, palët akuzuan njëra-tjetrën për nxitje tensionesh. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, tha se “veprimet e njëanshme të Prishtinës kanë thelluar ndarjet etnike”. Ai akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe për siç tha “sabotimin e përpjekjeve paqësore të Serbisë dhe të Bashkimit Evropian”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz tha se Kosova ngul këmbë që Serbia t’u përmbahet marrëveshjeve që i ka nënshkruar, përfshirë atë për lëvizjen e lirë dhe përdorimin e targave të makinave. Gërvalla theksoi se Vuçiç ka paralajmëruar destabilitet në fund të muajit kur edhe përfundon periudha kalimtare për zëvendësimin e targave të makinave. “Serbët ekstremistë po ndjekin dhe po frikësojnë në mënyrë brutale bashkëqytetarët e tyre duke ua djegur edhe veturat që kanë ndërruar targat”, tha ajo. Gërvalla kritikoi Beogradin për “harmonizim të politikave me Rusinë”.

Por kjo nxiti edhe reagimin e përfaqësuesit rus, Vasily Nebenzya. “E këshillojmë zonjën Gërvalla që të mos përpiqet të filozofojë dhe të bëjë përpjekje të bëjë analiza gjeopolitike të situatës, por të merret me situatën e sigurisë në Kosovë e cila po përkeqësohet”.

Kosovo okb Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.