Policia e Lezhës ka arrestuar Aleksandër Ramajn, pasi dyshohet se plagosi me thikë një 27-vjeçar pas një konflikti në Balldre.
“U kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç. 27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.”