Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sherr në Kuvend për përcaktimin e gjinive

19:50 / October 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 28 194300
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projektligji i barazisë gjinore që sjell konceptin e ri të gjithë përfshirjes përtej konceptit binar burrë-grua vazhdon të shkaktojë debat. Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët.

“Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin. Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani.

“Përkufizimi është i qartë njeh veç burrë dhe grua. E shumëfishtë lidhet me llojin e diskriminimit: rome, e margjinalizuar”, u shpreh Ardit Bido. “Ne në traditë, në fe, si natyrë njohim dy gjini, mashkull femër. Ju ftoj ti thërrisni arsyes. Se ky projektligj do prek fëmijët tanë”, tha Akil Pano. Në mbrojtje të dokumentit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë ishte edhe avokatja e popullit, që e cilësoi një hap para mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Projektligji është ende në proces diskutimi në parim në komisionet parlamentare, ku mazhoranca shfaq bindjen për votimin në parim të projektligjit të barazisë gjinore, teksa opozita nuk bie dakord me qasjen e përmirësimit dhe kërkon lënien në fuqi të ligjit ekzistues pa ndryshime.

gjinia kuvend sherr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.