Kryetari i PD-së në Korçë, Devis Osmani është dhunuar nga sekretari i grupseksionit të kësaj partie.
Pas një konflikti mbi mosmarrëveshjet brenda forcës politike, Osmani është goditur me shishe në kokë nga Eduart Topalli.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.
Policia po merr në pyetje të dy drejtuesit lokalë të degës së PD Korçë.