Një konflikt ka ndodhur në Shkozë me pasojë dëmtimin e një personi. Policia bën me dije se 3 persona janë konfliktuar dhe kanë kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse, për motive të dobëta.
Një prej tyre ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, teksa një tjetër është arrestuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. N., 43 vjeç, V. N., 49 vjeç dhe D. E., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në Shkozë, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse, për motive të dobëta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.