Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është përplasur me Ndriçim Mehmetin, ekspertin e arsimit. Teksa të dy ishin të ftuar në studion e “Open”, dhe po diskutonin për dyndjet në shkolla, Mehmeti tha që në shkollat e Korçës, mungonin termometrat dixhital. Ndërsa Fico, nuk dha një përgjigje të qartë.
Pjesë nga debati:
Mehmeti: Ka shkelje të rënda në protokollet. Në këto shkresa nuk merren përgjegjësi. Ne nuk kemi buxhet për menaxhimin e situatës. Këto nxjerrin nxënësin në komisionin e etikës. Shikoni pamjet, ja si mblidhen.
Fico: Kjo është dyndje. Jam dakord se në ditën e parë kishte një dyndje dhe nuk u zbatuan tërësisht masat.
Mehmeti: Në Korçë nuk kishte termometra.
Fico: E dini se çfarë ka ndodhur me atë shkollë? E dini ju, se po më ëudisni, ku jetoni ju që nuk mungon një termometër…
Mehmeti: E tha publikisht kryetari i Bashkisë Korçë. Nuk e di çfarë ndodhi me atë shkollë.
Fico: Nuk po dyshoj në atë që thoni ju, por mos flisni për diçka kur nuk jeni të informuar. Tani në gjithë këto shkolla, se mungoi një termometër…
Mehmeti: Po, pse hajduti dënohet vetëm kur vjedh bankat? Kur vjedh marketin i thuhet s’ka gjë?