Një sherr për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta në Gramsh. “Gjatë orës 22.30, në Gramsh, në lagjen tek pazari, shtetasit V.K 40-vjeç dhe E.O 35-vjeç, janë konfliktuar me shtetasit T.H 30-vjeç, V.M 52-vjeç, dhe M.M 20-vjeç, për shkak të vendparkimit të automjeteve. Gjatë konfliktit me grushte e sende të forta janë dëmtuar lehtë fizikisht V.K dhe E.O. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë të dy palët e përfshira në konflikt për veprime të mëtejshme”.
Postime te ngjashme
Add A Comment