Konfliktet në të kaluarën dhe borxhet dyshohen të jenë shkaqet kryesore të sherrit të sotëm, në Vlorë, si pasojë e të cilit humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau. Gazetari i ABC News Elton Nikaj thotë se viktima njihet si ndërtues në qytetin bregdetar dhe me profesion ishte inxhinier.
Fillimisht ata janë konfliktuar me grushte dhe në sherr e sipër Meshau ka përplasur kokën në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Viktima 55-vjec, që njihet në Vlorë si ndërtues dhe inxhinier ndërtimi. Pas sherrit, ai ka rënë në tokë duke përplasur kokën në trotuar duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Mendohet se shkaku kryesor që solli sherrin mes dy personave dyshohet se mund të jenë borxhet mes tyre”, raporton gazetari.
Janë shoqëruar disa persona, të cilët kanë qenë në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë, të cilat do ta ndihmojnë më pas për kapjen e autorit.
