Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri i fëmijëve, prindërit “sqarohen” me lopata

22:28 / April 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
k 40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Stop” shkoi në fshatin Zhamë të Lushnjes për problemin e familjes Balla. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 19 Prill mes komshinjve. Pasi janë zënë fëmijët e dy familjeve, sqarimi mes prindërve ka përfunduar në sherr me lopata. Valbona Balla ka përfunduar me krahë të thyer. Ajo kërkon dëmshpërblim, ose që komshiu të shkojë në burg.

“Ishte zënë goca, me gocën e atij. Erdhi goca këtu, ‘o mami u zura me gocën e Saimirit’. ‘Po përse moj”, i thashë unë edhe i bërtita gocës sime dhe i solla. Shkova për ta sqaruar atje, doli ky duke sharë, duke bërë, Saimiri. Më solli njëherë. E pa që nuk më kapi gjë te koka, kapi edhe njëherë bishtin e lopatës dhe ngrita këtë dorë që më ka thyer. Ika nga frika se thashë do më sjellë prapë. Erdha në shtëpi.

Këtu ishte goca, mbante fëmijën e vogël në dorë. Sa pa dorën time varur, iku te burri i foli. Ky doli, tha ‘rri këtu në shtëpi’. Mua nuk m’u rrinte në shtëpi. Ky i foli tek porta, ‘dil içik këtu’ tha. Ky se e kishte lopatën në dorë, me prefësen do i sillte tek koka. Zgjata dorën, ia hodha. Ikëm në Lushnje, te spitali, u mjekova dhe doktori tha kjo ka thyer krahu”, tha gruaja.

“Ne na shqetëson që të marri atë që i takon atij, dhe shpërblimin e asaj që ka bërë këtu”, tha bashkëshorti.

“Çfarë të bëj unë tani, ku të përplasem? E kam fëmijën e vogël. Kam dhimbje tek të dy krahët”, tha Balla.

“Stop” shkoi për të dëgjuar versionin e autorit të ngjarjes, Saimir Sinani, i cili pranoi se në gjaknxehtësi i ka thyer krahun Valbonës, por tani thotë, se është penduar.

“Vijnë dy prindërit e asaj gocës edhe thonë që e ka rrëzuar kjo. Vijnë këtu qëllojnë me gurë, më godasin mua, burrë e grua. Ngrihem unë pastaj dhe i sjell me bisht lopate, për vetëmbrojtje në familje. Kjo ishte. Për momentin, njerëz prej gjaku jemi. Jam penduar. Gjaknxehtësi, kur shikon fëmijët të trembur dihet pastaj”.

Ai tregoi se ka bërë padi për vetëmbrojtje. Sinani u shpreh, se i kanë kërkuar 5 milionë lekë dëmshpërblim, por familja Balla e mohon, duke thënë se bëhet fjalë për 1000 euro.

Denoncuesi: Jo 5 milionë lekë, të paguajë dëmin! Vëllai im i ka thënë “bëj gati 1000 euro, të heqim denoncimin!

Ju e dini që kjo është e paligjshme besoj.

Denoncuesi: Unë nuk e di, ça mund të thotë ai. S’e di, por të paguaj dëmin.

Në Spitalin e Lushnjes, ku Valbona ka marrë ndihmën e parë, mjeku shpjegoi, se ajo ka shkuar me thyerje krahu dhe i është vënë allçi. Në këtë pikë “Stop” shoqëroi Valbona Ballën, për vizitën te mjeku ligjor, ashtu siç kërkohet nga prokuroria. Mjeku shpjegoi, se të gjitha materialet do i përcjellë në Prokurorinë e Lushnjes, e cila do të thotë fjalën e fundit për akuzën e policisë ndaj Saimir Sinanit “Plagosje e lehte me dashje”.

Gazetarja: Çfarë dëmtimi kishte në krahë?

Mjeku: Kishte një frakturë këtu, thyerje. Ishin zënë me lopata, me bela. Ajo ka ardhur këtu, është paraqitur rreth orës 20.00, është ulur aty, i është bërë ekzamimini, allçia i është vënë aty. Ortopedi ka ardhur nga shtëpia, sepse në atë orë, nuk ka ortoped spitali.

Gazetarja: E kuptova!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.