Dy të rinjtë Sadet Sala dhe Armando Ndreu në Shkodër kanë qenë së bashku në një lokal afër zonës ku dhe ndodhi shkëmbimi i zjarrit.
Fillimisht ata kanë pasur një përplasje fizike. Më pas, Armando Ndreu ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të furrës së bukës në pronësi të babait të Sadet Salës.
Breshërive të automatikut, Sala i është kundërpërgjigjur me pistoletë. Ai ka qëlluar 3 herë pasi është larguar mjeti.
Ende nuk dihen motivet ndërkohë që Armando Ndreu dhe Sadet Sala janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë janë në kërkim nga policia e Shkodrës.
E gjithë ngjarja ndodhi në orën 19:35 minuta në lagjen Skënderbeg, në mes të rrugës. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale e sigurisht terror tek banorët e zonës.
