Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri me armë në Durrës, policia shpall në kërkim dy të rinjtë

12:01 / April 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e vlores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka indentifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy të rinjtë që terrorizuan lagjen nr.17 të Durrësit me të shtëna armësh pasditen e të enjtes.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në kërkim janë shpallur E.H., 33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç. Këta të dy pas një konflikti me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar dëmtime në mjetin e një 53-vjeçari, i cili ka denoncuar në polici.

Policia po punon për kapjen e të rinjve, mbi të cilën rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe prishjes së qetësisë publike.

Lexo edhe: “Luftë” në Durrës, regjistrohen të shtëna me armë

NJOFTIMI I POLICISE

Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr 17 Durrës .

Shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specislistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasëve E.H., 33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç, banues në lagjen nr 8 Durrës, pasi dyshohet se këta dy shtetas gjatë një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobëta , kanë qelluar me armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime mjetit në pronësi të shtetasit A.J.,53 vjeç, të cilin e kishte të parkuar aty.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë.

Policia vazhdon punën intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Durres rinjtë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.