Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri mes grave dhe konflikti me komshiun për një vend parkimi, historia që shtyu oficerin drejt vetëvrasjes

19:11 / January 25, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1701965788 policiaeshtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Pjeçi, 57-vjeçari me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Durrës i dha fund jetës sot në zyrën e tij me armën e shërbimit.
Pjeçi, baba i dy fëmijëve ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.
Vendimi i gjykatës e ka çuar në një gjendje të rëndë depresive pasi i ka dhënë fund karrierës në polici. “Referuar ankimit penaltë depozituar në Komisariatin e Policisë Durrës, nga shtetasi i dëmtuari(ankuesi) dhe njëkohësisht i pandehuri ******* në përmbajtjen e të cilaverezulton e provuar se ky i fundit më datën 25.06.2022, rreth orës 15.00 pasi kadalë nga banesa e tij e cila ndodhet në një nga apartamentet tek Pallatit “Fizarmonika”në sektorin e plazhit “Apollonia”, në Lagjen Nr. 13, Durrës për të shkuar dhe bërë pazar tek një njësi ushqimore minimarket qe ndodhet aty pranë. Ndërkohë në këto momente ai ka konstatuar se komshiu i tij i pandehuri ******* edhe ky në cilesinë ligjore të personit të dëmtuar dhe ankimuesit të veprës penale, ka hyrë në shesh pushimin e pallatit duke parkuar automjetin e tij, pas automjetit të të pandehurit ************** i cili duke parë dhe konstatuar këtë veprim të komshiut te tij të pandehurit ******* i ka kërkuar këtij të fundit që ta parkonte automjetin etij në një tjetër vend dhe mos t’i bllokonte rrugën, pasi do të lëvizte për pak minuta me automjetin e vet, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje. Disa minuta më pas, pasi është kthyer nga minimarketi i pandehuri *******ka konstatuar se komshiu i tij, i pandehuri ******* nuk e kishte hequr apo. lëvizur automjetin e tij nga vend ku e kishte parkuar disa minuta më parë dhe po qëndronte aty dhe megjithëse *******i i ka kërkuar përsëri që mos t’i bllokonte rrugëkalimin për automjetin e tij, i pandehuri ******* i është përgjigjur, sipas deklarimeve dhe shpjegimeve tëtë pandehurit ******* rreth ngjarjes konfiktuale në fjalë me shprehje dhe ofendime me përmbajtje fyese ndaj tij dhe familjarëve të vet. Ndërkohë gjatë kësaj kohe mes të pandehurve ******* dhe ******* ka nisur një konflikti ashpër fizik, ku secili prej tyre shpjegon dhe deklaron se gjatë këtyre momenteve ata janë qëlluar me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe pjesë të tjeratë trupit të tyre dhe nga këto goditje ata janë gjakosur në fytyrë, ku të përfshirë në këtë grindje mes tyre gjatë këtyre momenteve janë përfshirë edhe. bashkëshortet e tyre dhe konkretisht shtetaset Sedije ******* dhe Shqipe *******, tëcilat pasi kanë bërë të mundur me ndihmën dhe të personave të tjerë për të ndarë nga konflikti bashkëshortët e tyre janëlarguar për në drejtim të banesave të tyre. Ndërkohë disa minuta pas ndodhjes së këtij konflikti fizik mes personave të sipërcituar, i pandehuri ******* është paraqitur në stacionin e policisë plazh duke njoftuar strukturat e policisë shtetit për konfliktin fizik të ndodhur mes tij dhe të pandehurit ************** dhe disa momente më pas i pandehuri ******* është paraqitur në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm për dëmtimet fizike të pësuara gjatë ngjarjes konfliktuale të lartpërmendur, të cilat sipas. konkluzionit të arritur në Aktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr. 210/Epërpiluar nga shërbimi i mjekësisë – ligjore pranë spitalit rajonal Durrës kanërezultuar se: “Dëmtimet e konstatuara tek shtetasi ******* hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë tëpërkohshme për punë në masën mbi 9 ditë”. Njëkohësisht në vijim të kryerjes dhe dokumentimit ligjore të veprimeve hetimore mbi ngjarjen konfiktuale në fjalë nga oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është marrë dhe dokumentuar ankimimi si dhe proçesverbali i deklarimit mbi rrethanat e kësaj ngjarje konfiktuale edhe të shtetasit të dëmtuar dhe njëkohësisht të pandehurit *******, i cili ndër tëtjera ka shpjeguar se gjatë konfliktit fizik me të pandehurin ******* ky i fundit e ka provokuar i pari fillimisht me. fjalë dhe shprehje banale dhe ofenduese dhe pak momente më pas e ka qëlluar atë me grusht dhe mjete të tjera të forta në fytyrë dhe në kokë duke i shkaktuarkëtij shtetasi disa dëmtime shëndetësore për të cilat shtetasit ******* i ka lindur e domosdoshme për të marrë po atë ditë mjekimin e duhur në Spitalin Rajonal Durrës, dëmtime shëndetësore të cilat sipas konkluzionit të arritur në. Aktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr 212/E kanë rezultuar si: “Dëmtime të cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë””, sipas vendimit.

Arben Pjeçi Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.