Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sherri mes policëve në zonën e ish-Bllokut, AMP nis hetimet

14:58 / January 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një konflikt mes dy efektivëve u raportua se ndodhi mbrëmjen e së hënës, në zonën e ish-bllokut pranë njësisë bashkiake nr.5.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka dalë në një deklaratë, ndërsa ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen në fjalë.

Në njoftim bëhet me dije se AMP ka referuar në Polici materialet procedurale në gjendje të lirë në ngarkim të punonjësve të Policisë, 33-vjeçarit R.I., dhe 44-vjeçarit V.L..

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”.

Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Njoftimi -Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të 2 punonjësve të Policisë dhe 1 shtetasi, konkretisht:

– R.I., 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”;

– V.L. 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”;

– M.I. 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.