Një grek 43-vjeçar dhe një shqiptar 33-vjeç janë përplasur me njëri-tjetrin dhe sherri i tyre ka degjeneruar në grushta e deri në përdorimin e thikës. 43-vjeçari grek ka kapur thikën për të goditur shqiptarin në mes të një restoranti ndërsa ngjarja ka tronditur edhe klientët.
Shtetasi grek ka goditur me kokë shqiptarin fillimisht dhe gjatë përleshjes dhe daljes nga dyqani, autori ka përdorur një thikë të cilën e ka marrë nga një tavolinë në dyqan duke e kthyer në drejtim të shqiptarit si dhe ka tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.
Policia gjeti në vendngjarje, dy thika identike, me gjatësi tehu 11 cm dhe dorezë 10 cm. I plagosuri u dërgua në spitalin “Agia Varvara” për ndihmën e parë, ku, siç rezultoi nga dokumentet mjekësore, u konstatua se ka një dëmtim në trup.
Ai është urdhëruar t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila ka rezultuar se ka marrë një plagë prej 4 cm në zgavrën e majtë të kraharorit, paralel me shtyllën kurrizore dhe në një distancë prej 5 cm prej saj, e cila është shkaktuar nga një prerje.
“Ai u përpoq të më godiste më shumë se 20 herë”, ka thënë shqiptari në dëshmitë që ka dhënë si në policinë e Repartit të Vuliagmenit ashtu edhe në hetuesi, shkruajnë mediat greke.
