Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Financim nga Bashkia e Tiranës, Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej” në Tuz të Malit të Zi: Të gatshëm të ndihmojmë më shumë

17:13 / June 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj2 599x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Malin e Zi, ku vizitoi edhe disa prej komunave atje. Fillimisht ai u ndal në komunën e Tuzit, ku inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili është një financim i Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Veliaj vlerësoi cilësinë e punimeve dhe menaxhimin e fondit, duke theksuar se kjo është një shtysë që Bashkia e Tiranës të jetë e gatshme të ndihmojë akoma më shumë në të ardhmen.

“E çmoj faktin që jeni kujdesur që buxheti i Bashkisë së Tiranës, donacioni për sheshin “Skënderbej”, të aplikohet me cilësi. Më vjen mirë që keni qenë vërtet dinjitozë në menaxhimin e atij fondi, çka na bën të jemi të gatshëm të ndihmojmë më shumë. Jam vërtet entuziast kur dëgjoj, edhe nga qeveria e Malit të Zi, sesi ata duan të mbajnë premtimet për abetaren shqipe, duan të mbajnë premtimet për qendrat e librit. Më vjen mirë që edhe ambasadorja jonë ka qenë rigoroze në ndjekjen e këtyre angazhimeve, kështu që edhe ne do bëjmë pjesën tonë. Teksa po mbaron ky kantier, po mbarojnë dy kantiere të tjera në Preshevë dhe Bujanoc, për dy shkolla që kemi aty, prandaj këtë vit jemi të lirë të marrim disa angazhime të tjera”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se Tirana do të ndihmojë edhe në rritjen e turizmit në Tuz, përmes vizitorëve të kryeqytetit që duan të shohin më shumë destinacione shqipfolëse. Veliaj u ndal edhe te bashkëpunimi i rrjetit të Bashkive të Ballkanit në kuadër të B40.

“Do mundohem jashtë mase që në paketën tonë turistike, të një Tirane që është tejet përplot me turistë, ne të inkurajojmë ata që vizitojnë Shqipërinë e Veriut, të ketë mundësinë të shpenzojnë disa ditë edhe në Tuz. Unë besoj që shumë mirë mundemi me qenë bashkë afër si shqiptarë, ama duhet të kuptojmë se si Ballkan dhe si rajon kemi një vokacion drejt perëndimit. Ne na duhet vetëm të bashkëpunojmë dhe të bashkëjetojmë me fqinjët”, deklaroi Veliaj.

Në fund të takimit, kryetari i Komunës së Tuzit, Liridon Gjelaj falendenderoi kryebashkiakun Veliaj për investimin në sheshin që u shërben të gjithë qytetarëve,, ndërsa theksoi se afati për përfundimin e punimeve është data 28 nëntor. “Vlerësojmë të gjithë çka keni bërë për komunën tonë. Besoj se nuk do ndalemi me kaq. Për pjesën që ju cekët, pjesa e turizmit, që ka nevojë të vlerësohet komuna e Tuzit në këtë drejtim. Ju falënderoj pa masë për investimin, që keni rregulluar një shesh i cili pa dyshim ka zbukuruar komunën e Tuzit, u shërben të gjithë qytetarëve, posaçërisht të vegjëlve. Ai shesh do të zbukurohet edhe një bust të Skënderbeut. Shpresojmë që në 28 nëntor, ta përfundojmë”, tha Gjelaj.

bashkia e tiranes sheshit "Skënderbej'' tuz veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.