Këshilli i Lartë i prokurorisë është mbledhur sot ku prokurori Bujar Sheshi ka sqaruar akuzat e opozitës së ai ka qenë ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Sheshi e mohoi këtë akuzë, duke thënë se nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, dhe se kjo është një sajesë e ulët në prag të ngritjes së SPAK-ut.
Ndërkohë KLP miratoi shkarkimin e prokurorit Tom Deda dhe për Shkollën e Magjistraturës do të kalojnë 25 kandidatë për vitin shkollor 2019-2020.