Një mësuese 30-vjeçare ka abuzuar seksualisht me një nxënës 14-vjeçar, pasi prej kohësh i dërgonte të miturit mesazhe dhe foto lakuriq.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Australi. Daily Mail raporton se mësuesja i shkonte nga pas adoleshentit. Një ditë pas mësimit ajo shkoi në lokalin që 14-vjeçari frekuentonte dhe iu afrua duke e përkëdhelur atë në zonën intime.
Pas prekjeve mësuesja 30-vjeçare kërcënoi adoleshentin, duke i thënë se do e prisnin shumë telashe nëse ai tregon se çfarë ndodhi në lokal.
Pas kësaj 14-vjeçari u rikthye në klase, por makthi nuk kishte mbaruar.
Sipas raportimeve ai u takua sërish me mësuesen në parkimin e shkollës ku kryen marrëdhënie seksuale.
Ngacmimi seksual i mësueses me nxënësin ka nisur në korrik të 2018-ës.
Ajo që ka habitur është deklarata e mësueses, e cila tha në gjykatë ishte adoleshent ai që e joshi atë, duke u përpjekur në këtë mënyrë të fajësonte 14-vjeçarin.
30-vjeçarja u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg, por në shkurt Gjykata e Apelit në Uellsin e Ri Jugor ia uli dënimin me 18 muaj.
