Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shfryn kryesindikalisti Nikollaj: Ahmetaj zgjodhi Balilin e jo minatorët. Kam një këshillë për pasardhësen e tij.

23:27 / January 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kol nikollaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk mund të rrija indiferent kur pashë foton e ish ministrit të financave, Arben Ahmetaj, që relaksohej në një palestër dhe po djersinte, teksa mëndja më shkoi tek ata minatorët që kanë derdhur djersë në nëntokën shqiptare në Mirditë, Kukës Bulqizë, Tropojë, Mat, Pogradec, Memaliaj e Vlorë. Ky njeri që vazhdimisht refuzoi me përbuzje të takohej më minatorët për një të drejtë legjitime të tyre, miratimin e statusit minatorit, por nuk u mendua 2 herë të shkonte të inaguronte hotelin e Balilit në Sarandë, madje i shoqëruar dhe nga kryetari i kuvendit dhe deputetët e tij. Kreu e Kuvendit dhe deputetët nuk i mblodhi asnjë herë për minatorët, nuk i mblodhi as për statusin fiktiv të naftëtarit, që këtyre të fundit nuk u shërben për asgjë.  Familjet e ish minatorëve jetojnë në mjerim, teksa ish punonjësit e nëntokës nuk e kapin moshën 60 vjeç për shkak të sëmundjes së silikozës. 
Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e tyre, ndonëse jetojnë në zona ku pasuritë nëntokësore do mundësonin mirëqenie për të gjithë shqiptarët, por babëzia e pronarëve me lidhje politike në Tiranë nuk mundëson as të ardhurat minimale për ata që nxjerrin nga nëntoka këtë pasuri.  Miratimi i statusit të minatorit është një luftë e gjatë ku kemi fituar shumë beteja dhe jemi në prag të betejës finale miratimin e statusit dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë nuk do të ndalet përpara asgjëje deri sa të plotësohet kërkesa e ish minatorëve. 
Galeritë e nëntokës janë kthyer në galeri vdekjesh dhe Ministrat e Drejtorët që djersiten në palestra dhe zyra me ajër të kondicionuar i vënë kërkesës së minatorëve për status murin e burokracisë, a thua ca letra dhe shkresa vlejnë më shumë se jeta dhe kontributi ndër vite i minatorëve.  Këta të fundit thirreshin në konferenca fiktive më skype a thua se ish minatorët po kërkonin internet nën tokë për të hedhur selfie në facebook e instagram dhe jo një detyrim që shteti ka ndaj tyre. 
Draft i kopsitur për statusin e minatorit ndodhet në zyrat e Ministrisë Financave dhe Ministrisë Industrisë, mungon vullneti për ti dhënë zgjidhje këtij ngërçi, por ne Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë nuk do ta lëmë këtë çështje në dorë të qeverisë pasi ne nuk kërkojmë mëshirë, por një të drejtë që na takon. Ditën e hënë Sindikata e Industrisë organizon një takim të zgjeruar me minatorë nga e gjithë Shqipëria ku do merret një vendim lidhur me reagimin e minatorëve për zvarritjen e statusit të minatorit. Ministrja e re e Financave, Adela Denaj ,duhet ti ketë kërkesat e minatorëve kryefjalë të axhendës së punës saj, ndaj së shpejti ajo duhet të mbledhë grupin e punës për këtë çështje. Opozitës i bëj thirrje që për statusin e minatorit të heqë dorë nga bojkoti absurd se po përsëris se minatorët vlejnë më shumë se “Babalja” dhe “Xhisiela”

ahmetaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.