Prindërit apo kujdestarët që nxjerrin fëmijë të mitur për të kërkuar lëmoshë në rrugë apo për forma të tjera shfrytëzimi do të raportohen te organet përkatëse.
Policia Tiranë dhe Bashkia e kryeqytetit kanë ngritur disa grupe pune të cilët do të monitorojnë terrenin me qëllim identifikimin, vlerësimin e nevojave, dhënien e ndihmës apo referimin e rasteve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Kontrollet do të vijojnë gjatë verës. Plani i masave, siç njoftohet, ka si qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e keqtrajtimit dhe shfrytëzimit në situatë rruge si dhe dhënien e ndihmës apo referimin e rasteve në organet kompetente.