Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Shembje dhe dëmtim në…”/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e biznesmenit

21:59 / June 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armandi nelaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Sarandës mbrëmjen e 24 qershorit. Si pasojë e shpërthimit mbeti viktimë biznesmeni Armandi Nelaj, i cili po bënte zhytje. Por ngjarja është e mbushur me mister, pasi familjarët e të ndjerit kanë ngritur dyshime edhe për faktin se biznesmeni nuk i kishte njoftuar se do të kryente zhytje. Policia dhe prokuroria po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Kanë qenë dy turistë që kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë të Nelajt, identifikimi i të cilit është bërë më pas nga vëllai i viktimës. Sipas informacioneve, Nelaj ka pasur fillimisht shenja jete, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.

“Ngjarje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin. Bazuar dhe në atë që policia e Vlorës ka raportuar duke ngritur dyshime që mund të kemi të bëjmë me një atentat. Janë duke hetuar një ngjarje që mund të jetë aksidentale ose jo.

Në gjirin e Sarandës, 100 metra larg bregut është dëgjuar një shpërthim dhe është parë tym e flakë.

Ata që janë afruar dhe kanë qenë më pranë vendit ku ndodhi shpërthimi kanë qenë 2 turistët që po dilnin në breg. Ata janë afruar dhe kanë marrë trupin dhe e kanë nxjerrë në breg duke bërë më pas njoftimin e autoriteteve.

Kanë qenë dyshimet e ngritura nga familjarët, të cilët thonë se nuk dinin që Nelaj mbrëmjen e 24 qershorit do të zhytej edhe pse ky ishte një pasion që ai e kishte vitet e fundit. Ky mosnjoftim, kanë ngritur fije dyshimi edhe për policinë e Vlorës për ta trajtuar ngjarjen dhe për të hetuar më në detaje nëse mund të ketë tjetër pistë të mundshme.

Dyshimet e familjarëve janë ato që i dhanë shtysë policisë e prokurorisë që është në drejtim të hetimeve.

Nelaj është transportuar në spitalin e Sarandës, thonë se ka patur shenja jete. Por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve. Ai që identifikoi Nelajn ishte vëllai i tij”.

Kjo e fundit bëri me dije se Nelaj ka pasur dëmtime të shumta në pjesën e fytyrës ndërsa shton, se dyshohet se dëmtimet që ka marrë në shtyllën kurrizore dhe pjesën e qafës, kanë qenë fatale për biznesmenin.

“Ka pasur dëmtime në pjesën e fytyrës, sikurse edhe ka dalë. Ka pasur shembje dhe dëmtime përgjatë pjesëve të trupit. Por pjesa e shpinës është dëmtuar më shumë dhe dyshohet se i ka sjellë dhe situatën fatale të ndërrimit të jetës. Dëmtim në shtyllën kurrizore dhe në pjesën e shpinës ka marrë shembjen më të madhe”, përfundoi gazetarja Hysaj.

armandi nelaj shperthimi vDEKJA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.