Sot duket se pranvera e nisur do të ndërpritet disi opër shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike. Dita ka nisur e vrenjtur në Tiranë, ndërkohë që sipas parashikimit të motit, sot do të ketë reshje shiu, shtrëngata e madhe dhe reshje bore, kjo e fundit në zonën e Alpeve.
Parashikimi i SHMU
Reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës se marte, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe.
Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore.
E gjithë paqendrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.
Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar të martën e të mërkurën.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

