Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

SHIFRA/ Ja sa u rritën veprimet bankare në distancë

08:32 / May 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
home banking
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veprimet e bankingut në distancë (home banking) u rritën ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke konfirmuar zhvillimet pozitive që solli pandemia në këto shërbime.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë 2021, numri i transaksioneve home banking arriti në pothuajse 1.1 milionë, në rritje me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është e konsiderueshme edhe në vlerën e veprimeve të kryera, që arriti në 277 miliardë lekë, 22% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Koncepti i home banking përfshin ato veprime bankare që urdhërohen pa qenë nevoja që klienti të shkojë fizikisht në bankë. Kanalet kryesore përmes të cilat kryhen këto veprime janë internet banking apo mobile banking. Gjithnjë e më shumë këto shërbime po shkrihen me njëri-tjetrin. Tashmë, shumica e bankave e ofrojnë shërbimin e internet banking edhe përmes aplikacioneve në telefonat celularë, me qëllim për t’iu përshtatur tendencës së dukshme drejt mobilitetit në përdorimin e internetit.

Pandemia që shpërtheu vitin e kaluar i dha shtysë përdorimit të kanaleve të bankingut në distancë nga shqiptarët. Kufizimet në lëvizje dhe në orarin e punës të bankave e vështirësuan marrjen e shërbimeve bankare në degë: kjo i shtyu shumë shqiptarët të kuptonin se shumicën e shërbimeve të pagesave, mund t’i merrnin pa qenë nevoja të shkonin në bankë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i transaksioneve përmes kanaleve te pagesave në distancë, të përfshira në konceptin e home banking, arriti shifrën rekord prej 4.12 milionë, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Deri në fund të vitit të kaluar, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 586 mijë, në rritje vjetore me 33%. Përdorimi i internet banking është në rritje prej 12 vitesh radhazi. Banka e Shqipërisë llogarit se nga çdo llogari bankare kryhen mesatarisht rreth 7 transaksione në pagesa jo-cash në vit, ndërsa niveli i synuar në Strategjinë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël është kryerja e 10 pagesave të tilla.

Ligji i ri për shërbimet e pagesave që ka hyrë në fuqi këtë vit pritet të krijojë hapësira për rritjen e mëtejshme të pagesave dixhitale, duke krijuar një mjedis më konkurrues, në veçanti për kompanitë e teknologjisë financiare. Me ligjin e ri, aksesimi i llogarive bankare nga interneti dhe kryerja e pagesave nuk do të bëhet vetëm përmes shërbimeve e-banking të bankave, por edhe përmes shërbimeve të ngjashme, që do të ofrohen nga kompani alternative fintech./ Monitor

fr

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.