Mbi 4 miliardë njerëz nga mbarë bota të hënë ndoqën për më shumë se 10 orë, funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Kostoja e ceremonisë me 2,000 të ftuar zyrtarë, vlerësohet të jetë së paku 7.5 milionë dollarë, duke përfshirë dhjetëra krerë shtetesh nga e gjithë bota, si dhe anëtarë të aristokracisë tradicionale, mbretërve, zotërinjve me 10,000 policë në rrugët e Londrës dhe zonat përreth dhe qindra mijëra njerëz të zakonshëm që pritën në radhë.
Funerali i Elizabeth pa dyshim do të hyjë në histori si ceremonia e parë e këtij lloji në Britaninë moderne që organizohet nga vetë shteti pas vitit 1965.