Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

SHIFRAT/ Në 1 mln Check Up, 25% me diabet dhe yndyrna të larta, 3 në 4 të rritur obez

08:40 / August 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diabeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë analizuar rezultatet që u bënë nga kontrolli bazë shendetësor, “ Check-up” në rreth 1 milionë kontrolle deri në vitin 2018.

Nga 954 667 vizita në kuadër të programit u gjet se 1 e katërta e tyre rezultuan me sheqerna dhe yndyra mbi normën dhe gjithashtu 3 ne 4 të rritur mbi peshë.

24.5 % e vizitave me sheqer të lartë në gjak

Rezultatet e analizave treguan se prevalenca e prediabetit dhe diabetit është 24.5%, pra 1 në 4 të rritur rezultojnë të kenë nivel jo të shëndetshëm të sheqerit në gjak. Sipas ekspertëve të ISHP-së, kjo është një shifër vërtet shqetësuese dhe duhet të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës dhe të personelit shëndetësor për nevojën urgjente të kontrollit dhe parandalimit të nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

Sipas qarqeve, prevalenca më e lartë e prediabetit dhe diabetit është në Tiranë (rreth 28%), ndërsa më e ulëta në Dibër (rreth 19%).

Lidhur me shpërndarjen gjinore, prevalenca e prediabetit dhe diabetit ishte më e lartë te meshkujt krahasuar me femrat (29.3% kundrejt 21.7%, përkatësisht). Rreziku për të pasur sheqer të lartë në gjak (diabet apo prediabet) rritet në mënyrë të qëndrueshme me kalimin e moshës, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

25.6 me yndyra mbi normën

Në shkallë vendi, prevalenca e kolesterolit (të keq) mbi normë ishte në 25.6% të pjesëmarrësve. Në meshkuj prevalenca e LDL kolesterolit mbi normë është 22.5%, ndërsa në femra ajo është ende më e lartë, me 27.5%.

Prevalenca e kolesterolit mbi normë rritet në mënyrë lineare me rritjen e moshës. Kështu, prevalenca më e ulët është në grup-moshën nën 44 vjeç (15.2%), ndërsa prevalenca më e lartë është në grupmoshën mbi 55 vjeç (30.3%). Prevalenca e nivelit të ulët të HDL kolesterolit (të mirë) ndjek të njëjtin profil, me 26% të pjesëmarrësve që e kanë atë nën normë.

3 në 4 të rritur mbipeshë

Ekspertët e Shëndetit publik gjeten se prevalenca e mbipeshës në shkallë vendi është 42%, ndërsa prevalenca e obezitetit është 33%. Në këtë mënyrë, nga matjet antropometrike të ndërmarra në kuadrin e Programit të Kontrollit Shëndetësor Bazë, prevalenca e mbipeshës dhe obezitet është 75%, pra 3 në 4 adultë shqiptarë (individë të grup-moshës 35-70 vjeç) rezultojnë që të jenë mbipeshë dhe/ose obezë.

Kjo prevalencë kaq e lartë e mbipeshës (përfshi obezitetin) është një shifër vërtet shqetësuese, e cila duhet të ndërgjegjësojë popullatën për kontrollin dhe parandalimin e mbipeshës trupore si një faktor madhor rreziku për shumë sëmundje kardiovaskulare, për diabetin etj, shprehe ekspertet. Përsa i takon shpërndarjes sipas qarqeve, prevalenca më e lartë e mbipeshës dhe obezitetit është e pranishme në Shkodër (79%), ndërsa më e ulëta është në Dibër (65%). Lidhur me shpërndarjen gjinore, prevalenca e mbipeshës në meshkuj dhe në femra rezultoi lehtësisht më e lartë në meshkuj (45.9% kundrejt 39.1%, përkatësisht), ndërsa e kundërta vihet re në rastin e obezitetit ku ka lehtësisht më shumë femra obeze krahasuar me meshkujt (32.7% kundrejt 40.7% përkatësisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.