Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Shihen veç interesa momentale”, Ristani për Reformën Zgjedhore: Nuk ka kuptim pa pasur drejtësi të pavarur. S’ka burra shteti

21:51 / June 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ristani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryetari i KQZ Arben Ristani i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Reformën Zgjedhore, u shpreh se e shikon si fasadë të Edi Ramës.

Ristani tha se Reforma Zgjedhore nuk qëndron e vetme, e nuk ka kuptim pa pasur drejtësi të pavarur.

“Reforma Zgjedhore është pikë kyce për integrimin e Shqipërisë, por kjo reformë po vonohet. Ka papërgjegjshmëri për mënyrën si po trajtohet kjo reformë, ka mos-transparencë për publikun. Reforma Zgjedhore nuk ka kuptim pa pasur drejtësi të pavarur. Garanti i të Drejtave të Njeriut është Kushtetuesja, që nuk ekziston tani për tani. Kjo reformë është e lidhur me sistemin e adresave, me të gjithë të tjerat. Bëhet sikur janë të sinqertë, por në fakt shihen vec interesa momentale. Edhe rekomandimet e OSBE ODIHR-it janë që më 2013 e nuk kanë ecur sa duhet. Edi Rama bën fasada”, tha Ristani.

Arben Ristani vlerësoi se gjithmonë pushteti ka më shumë faje dhe se edhe këtë rast, më shumë fajtore është pikërisht qeveria.

“Nuk ka ëngjëj, por fajin gjithmonë e ka pushteti më shumë. Edhe kur PD ka qenë në pushtet, përgjegjësia shihej më shumë tek maxhoranca. Edhe futja e teknologjisë ndikon në shumë hallka të procesit, por do shumë kujdes. Teknologjia kërkon besim. Pra duhet besuar teknologjia që ta zbatosh më pas. Por unë besoj se teknologjia gjen hapësira, mund të gjejë sepse tashmë është përhapur thuajse kudo.  Ka vende që bëjnë numërim teknologjik shumë shpejt. Më shumë ka mungesë të vullnetit politik, kjo është njësh. Ka mungesë të vullnetit politik sepse nuk ka burra shteti. Por faji më shumë gjithmonë i takon pushtetit”, u shpreh Ristani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.