I gjithë vendi ynë ishte sot me mot të kthjellët, teksa meteorologët e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, thonë se “vlen për tu përmendur se lagështira e lartë do të krijoj ndjesinë e zagushiut po ashtu dhe ndjesia e temperaturave pritet të jetë 3-4°C më e lartë”.
Dita do të ketë shtim të mëtejshëm të vranësirave me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet malore. Në këto zona (relievet malore) në orët e mesditës deri ato të pasdites priten reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave, stuhive shoqëruar me breshër apo dhe rrebesheve.
Sakaq, sot vetëtimat kanë ndricuar qiellin e Durresit mengjesin e kesaj te shtune duke krijuar nje pamje te magjishme, qe ne kemi mundesine ti shohim fale fotografit te LSA.











