Shpat Kasapi është tashmë një ndër personazhet e njohur të showbizit më i komentuari në media, mirëpo me siguri jo të gjithë e mbajnë mend si dukej ai në fillimet e karrierës.
Mbahet mend me këngët e tij “Axhamiu”, “Pa ty s’jetoj”, “Valle kosovare” etj u kthyen në hite të cilat dëgjohen edhe sot.
Në një postim në Instastory, Shpati ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër, ku shfaqet në moshë fare të re. Ai ka pozuar pranë disa vajzave të vogla, ndërsa në pozën e publikuar vihet re ndryshimi i këngëtarit, i cili ka pasur disa kilogramë më pak. “Unë më i ri me ca shoqe të vockla.”- shkruan Shpati krahas fotos së publikuar.