Nga protesta kombëtare, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë me parë e quajti një ”SHIK-s i maskuar si sindikalist”.
“Mos i merr gjërat personale. Jam i kanaqur që më ka përmendur e më ka dhënë famë. Jam i zgjedhur nga këshilli drejtues, do e kem këtë mandat deri në 2023. Mos ketë merak stafi akademik. Më njohin të gjithë, edhe pse e kisha larg shkollën 1 orë e gjysmë, mesataren 10 s’e kam nxjerrë me mik. Në shkollë të mesme, po ashtu. Nuk jam person i ardhur nga rruga. Ai mendon se ka të bëjë me injorant, mendon se është vetë në majën e Olimpit.
Nuk isha artist, ndaj shkova në matematikë. Ndaj mos shqetësohet se në krye të sindikatës nuk është një injorant, jeni para një personi të përgjegjshëm. E sigurtë është që do qëndrojmë, nuk do lejojmë që universitetet të nëpërkëmben. Duam universitete publike ku përgjegjësia të jetë e qeverisë për mbajtjen e tyre”.
