Khloe i dha fund lidhjes me Tristan Thompson pas tradhëtisë së tij me shoqen e ngushtë të Kylie. Java e shkuar nuk ka qenë aspak e qetë për familjen Kardashian pikërisht për këtë rast. Kylie më pas përzuri nga shtëpia dhe shoqen e saj tradhëtare Jordyn Woods.
Por duket se pavarësisht kësaj Khloe po e merr veten. Përmes Instagramit motrat treguan se lidhja mes tyre është më e fortë se kurrë. Kourtney, Khloe dhe Kendall kanë pozuar së bashku fotot që janë hedhur nga motra e madhe me diçiturën: Qesh për kamerën




