Në harkun kohor të 40 ditëve Shqipëria është vënë dy herë, nën shënjestrën e shërbimeve sekrete jo mike me Shqipërinë.
Fillimisht nga shërbimi sekret Iranian që ndërmorën një sulm masiv kibernetik dhe të shtunën nga GRU shërbimi sekret ushtarak rus apo ai i jashtëm SVR duke tentuar hyrjen në uzinën ushtarake të Gramshit.
Këto zhvillime e gjejnë Shqipërinë pa drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror në detyrë. Në këto kohë kritike për Shqipërinë ku SHISH merr një rol parësor, për plot 12 muaj shërbimi sekret shqiptarë nuk do të drejtohet nga drejtori Helidon Bendo.
Top Channel, nga një burim në institucionit e inteligjencës shqiptare, mëson se zoti Bendo prej dy muajsh ka shkuar, në SHBA në një kurs trajnimi me kohë të plotë për një vit.
Në të tilla kushte SHISH deri në përfundim të kursit të Helidon Bendos, do të drejtohet nga një zyrtar me kompetenca të deleguara. Në SHISH prej shumë kohës nuk është plotësuar vendi vakant i zëvendës-drejtorit që mund të merrte në dorë stafetën e drejtimit.