Një punonjës policie është arrestuar në Skrapar, pasi shiste armë zjarri. Në pranga ka rënë Dritan Nano. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor Nano, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar.
“Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik.
Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast”,-njofton Policia.
