Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shiste ilegalisht në Instagram kremin francez, 37-vjeçaren e denoncon kompania shqiptare

21:53 / February 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua e cila jeton në Britaninë e Madhe përfundoi nën akuzë në prokurori pasi dyshohet të ketë shitur një krem kundër plakjes pa marrë lejen e firmës së kozmetikës. Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Si”, e akuzuara quhet D.Bombaj dhe pritet të gjykohet për veprën “shkelje e të drejtave të pronësisë intelektuale”. Bombaj është e moshës 37 vjeçe dhe jeton në Angli. Çështja e kthyer në një dosje penale lidhet as më pak e as më shumë me kremin francez “Lierac”, tha një burim i Gazetës “Si”, i angazhuar në Departametin Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar.

Hetimi

E akuzuara u denoncua nga shtetasi E.Kena për shitje online të produktit përmes porosive në Instagram. “Për kremin “Lierac” kompania ime ka ekskluzivitetin e shitjes”, pohoi kallëzuesi, i cili këmbënguli se në vitin 2005 kishte lidhur një kontratë me kompaninë franceze për shitjen e këtij kremi në vendin tonë. Një nga agjentet e shitjes së kompanisë shqiptare ka konstatuar shitjen e kremit në një faqe Instagrami dhe ka kontaktuar me administratorin e faqes, duke porositur madje edhe produktin për t’u bindur.

elvis kena 768x686 1

Por e kallëzuara pohon se është një blerëse personale dhe se e ka hapur faqen e Instagramit për veshje. Gruaja këmbëngul se për shkak të këmbënguljes së një vajze, ajo i kishte dhënë kremin personal dhe për këtë gjë ka marrë 3500 lekë.
Por prokuroria mendon se Bombaj nuk thotë të vërtetën dhe se ajo ka shitur krem duke shkelur eksluzivitetin e kompanisë shqiptare që ka të drejtën ta shesë këtë krem në Shqipëri.

Marrë nga Gazeta Si

krem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.