Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shiste kokainë në lokalet tallava, në pranga 25-vjeçari

11:25 / October 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine lokal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili shiste kokainë në lokalet e natës, tallava. Ndërkohë po hetohet në gjendje të lirë pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur një ambient për konsumin e drogës.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Durrësit godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës, tallava.

Vihet në pranga një shtetas, I cili dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës.

Procedohet penalisht edhe pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të planit për kontrollin e elementëve kontingjent në lokalet e natës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në zonën e Shkozetit, janë përshtatur lokale për përdorim droge si dhe shpërndahet dhe konsumohet lëndë narkotike, mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll ku është konstatuar një rast i drogave të forta.

Si rezultat është vënë në pranga shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ” Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S.M., i cili kishte përshtatur ambjentet për konsumim të lëndëve narkotike, në tavolinën e shtetasit E.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër, vendimi i dytë nga Haga për Thaçin/ Ish-Presidenti i Kosovës akuzohet për pengim të drejtësisë

11:24 / November 16, 2026

 Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord

11:07 / November 16, 2026

Berisha pas paraqitjes në SPAK për çështjen “Partizani”: Sulmon SPAK, është kthyer në avokaturë speciale të Ramës

11:04 / November 16, 2026

Kënga nacionaliste serbe për Kosovën në eventin e BE, Marta Kos kërkon falje: E zgjodhën muzikantët, nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian

10:55 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.