Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shitësja e luleve rrëfen ekzekutimin e bankierit Artan Santo: “Qytetarët për 1 vit blinin trëndafila dhe i vinin në vendin ku u vra”

19:29 / December 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan santo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Valbona, e cila për 20 vite ka shitur në rrugët e Bllokut në Tiranë, trëndafilat e mbjella në kopshtin e saj, rrëfen ngjarjen që tronditi Shqipërinë në vitin 2014. Ajo tregon se Artan Santo, drejtori i një banke në atë kohë, i cili u vra teksa shkonte në punë, ishte një prej klientëve të rregullt të saj. Valbona e vlerëson Santon si të sjellshëm dhe shumë të edukuar, dhe nuk harron traumën që përjetoi, pasi vrasja ndodhi shumë pranë vendit ku shiste trëndafilat.

“Më shumë përshtypje më ka lënë Artan Santo, ishte njeri i kulturuar me edukatë. Blinte lule, sidomos të shtunave që ishte dhe me familjen, merrnin lulet e freskëta dhe i kanë blerë gjithmonë tek unë. Nuk e dija që ishte drejtor banke.

Pastaj kur e kam parë në televizor kush ishte, thashë ky njeri kaq i madh blinte lule në rrugë dhe ishte kaq i sjellshëm. Fliste sikur ishte rritur në katund me ne, ishte me shumë kulturë dhe i respektueshëm. As dhuratë nuk pranonte t’i jepje, gjithmonë të jepte paratë.

Kisha dalë si përditë aty dhe dëgjova të shtënën, i thashë burrit që ndodhi një vrasje. Ai ishte në kafe pak më lart. Nuk e dinim kush ishte vrarë. Ishin tronditur dhe fëmijët se të gjithë gazetarët dhe kamerat kishin kapur mua dhe kisha dalë në çdo stacion televizv. Erdhi policia bllokoi zonën dhe unë ngela aty deri në fund. Mbeta aty me kovat me lule pasi më thanë të mos lëvizja dhe t’i prekja lulet.

Jam prekur kur erdhi djali i tij dhe pa vendin. Shumë ditë më vonë pësova si ankth më dukej sikur do ndodhte prapë. Qytetarët e Tiranës merrnin lule për atë dhe i vendosnin te vendi ku u vra, aty e kuptova kush ishte ky njeri. Dhe kjo punë zgjati një vit”, tha ajo.

artan santo Trendafila Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.