Një diamant rozë tejet i shndërritshëm, i përshkruar si një nga diamantet më të pastër në botë, i quajtur “Williamson Pink Star” është shitur, më shumë se dyfishi i çmimit të parashikuar, në Hong Kong.
Diamanti mbi 12 karat, i cili pritej të shitej për rreth 21 milionë dollarë, arriti vlerën marramendëse për gati 60 milionë dollarë, duke vendosur një rekord botëror për çmimin më të lartë për karat për një diamant të shitur në ankand.
Guri i çmuar e ka marrë emrin nga dy diamantë legjendarë.
Njëri nga gurët është “CTF Pink Star”, një diamant ovale mbi 60 karatësh, i cili u shit për një rekord prej 71,2 milion dollarë në ankand në 2017, ndërsa tjetri është guri “Williamson” një diamant mbi 24 karatësh.
Diamanti mbi 24 karatësh i quajtur “Williamson” iu dhurua Mbretëreshës Elizabeth në vitin 1947 nga gjeologu kanadez John Thoburn Williamson, si një dhuratë martese. Hong Kongu ishte ndalesa e fundit e diamantit pasi udhëtoi në një turne që përfshinte Dubain dhe Singaporin.