Klubi i Chelseat tashmë i zotëruar deri para pak kohësh nga miliarderi rus, Roman Abramovich tashmë po shkon drejt fundit të procedurës së shitjes.
Klubi do të blihet për 4.25 miliardë paund nga një konsorcium i udhëhequr nga investitori amerikan Todd Boehly.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte lëshuar një licencë që lejonte shitjen, sepse ishte e kënaqur që kjo “nuk do të përfitonte Roman Abramovich apo ndonjë individ tjetër të sanksionuar”.
Abramovich ishte ndër oligarkët rusë të sanksionuar pas pushtimit të Ukrainës.
