Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkaktoi bujë me deklaratën e saj, reagon për herë të parë Luljeta Bozo: Kush kapet pas Enverit, është zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes

10:37 / March 20, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6055c04ca8d9a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, tashmë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, reagon për herë të parë pas zhurmës mediatike që shkaktoi një intervistë e saj në RTSH ku u pyet për regjimin.

  • Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, tashmë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, reagon për herë të parë pas zhurmës mediatike që shkaktoi një intervistë e saj në RTSH ku u pyet për regjimin komunist.

Referuar kësaj deklarate të Bozos, përfaqësues të Partisë Demokratike thanë se ajo kishte shprehur vlerësimin e saj pozitiv për regjimin gjakatar të Enver Hoxhës, por vetë zonja Bozo sqaron së fundmi në një intervistë, se si fjalët e saj janë shtrembëruar për qëllime të ulëta politike.

Teksa e dënon me forcë diktaturën komuniste dhe refuzon cdo relativizim të krimeve të diktaturës, Bozo sqaron se vlerësimi dhe respekti i saj është vetëm për shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri.

Bozo ka edhe një mesazh për të gjithë ata përfaqësues të politikës që kanë shtrembëruar e deformuar në mënyrë të turpshme, deklaratën e saj:

“Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Shajnë, akuzojne dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe! Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje per ta”, thotë inxhinierja e njohur.https://8d1df09b4839ac29f769f3441fea4f64.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.htmlAd by Valueimpression

Intervista:

– Profesoreshë, tashmë jeni pjesë e një ekipi që garon në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Besoj e keni nisur punën në terren… Si kanë qënë për ju këto ditë?

Luljeta Bozo: Në fakt, u aktivizova shumë në javën e parë pas propozimit që më bëri Kryeministri dhe më ftuan në disa televizone ku une shpreha arsyen pse e pranova, pse besova kaq shumë te kjo forcë politike. Besova se njeriu ka sy e veshë dhe shikon se ku e merr një forcë politike pushtetin në dorë dhe se ku e con ajo pas 4 vjetësh apo 8 vjetësh. Dhe duke parë arritjet e këtyre 8 viteve, me ato reforma shumë të medha, reforma administrative, ajo në arsim, në energjitikë, në pensione, reforma më e madhe në drejtësi, nuk ke se si të mos besosh në këtë forcë dhe të mos punosh bashkë me të tjerët që ta cosh punën para. Fushata ime e deritanishme ka qënë kryesisht në daljet publike dhe biseda me njerëz, por pa bërë takime masive që të mos shkel rregullat e covid.

– Së fundmi është komentuar një intervistë e juaja ku ndër të tjera flisni edhe për periudhën komuniste të vendit. Media, por edhe një pjesë e politikës, e kanë interpetuar deklaratën tuaj si një vlerësim pozitiv për regjimin komunist. Por cili është në fakt, qëndrimi juaj për atë periudhë të historisë sonë?

Luljeta Bozo: Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj në këtë moshë me askënd! Për më tepër nuk kam ndërmend të merrem me ata që merren me shtrembërimin e fjalëve te mia, për qëllime të rëndomta politike. Diktaturën komuniste e dënoj me forcë dhe Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Por refuzimi i cdo relativizimi të krimeve të diktaturës, nuk më pengon dot të vlerësoj me respekt shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri. Pafuqia për të mos e parë atë kohë vetëm bardhezi është sindromë e sërvilëve apo spiunëve të atëhershëm, që janë “xhelatët” e mendimit ndryshe të këtyre 30 vjeteve. Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje per ta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin

13:41 / November 8, 2026

Gjermania drejt presidentes së parë grua? CDU/CSU pritet të propozojë Ilse Aigner

12:59 / November 8, 2026

Media izraelite: Shqipëria mes vendeve që kanë përjetuar transformimin më të madh turistik

11:40 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.