Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shkaqet kryesore pse keni dhimbje në anën e djathtë të barkut

21:45 / January 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhimbje ne pjesen e majte ter barkut 640x480 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazrat

Grumbullimi i gazrave në zorrë janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në anën e djathtë në stomakut. Nëse vuani nga dispepsia ose po kaloni një periudhë kapsllëku, ka mundësi që në zorrë të ketë gazra, duke e bërë kështu barkun të jetë i fryrë dhe të keni dhimbje në zonën poshtë brinjëve.

Problemet me zorrën e trashë

E dini që inflamacionet e zorrës së trashë janë shkaku kryesor i dhimbjes në anën e djathtë të barkut te personat mbi 40 vjeç? Koliti, sindroma e zorrës së irrituar dhe sëmundja e Crohn-it (një sëmundje inflamatore e zorrëve dhe mund të prekë të gjithë traktin gastrointestinal) janë disa prej patologjive që shoqërohen me dhimbje të lokalizuar në anën e djathtë të barkut. Shpeshherë ato mund të shoqërohen me gjakderdhje dhe diarre.

Veshkat

Inflamacioni i veshkave dhe prania e gurëve në to, zakonisht shkaktojnë  dhimbje shumë intensive të barkut, të cilat shtrihen nga ana e djathtë e barkut deri në shpinë. Ato shoqërohen gjithashtu me temperaturë të lartë dhe dhimbje gjatë urinimit.

Pankreasi

Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dhimbje në anën e djathtë të barkut. Pankreasi ka formën e një loti dhe ndodhet midis stomakut dhe shtyllës kurrizore, i rrethuar nga mëlçia dhe zorrët, pra i pozicionuar në anën e djathtë të barkut. Simptomat, në këtë rast, janë të ngjashme me ato të sëmundjeve që prekin fshikëzën e tëmthit.

Ulçera

Ulçera e stomakut mund të shkaktojë dhimbje në çdo pjesë të barkut, por ulcerat peptike (ose abdominale) e përqendrojnë dhimbjen në anën e djathtë të barkut

barku dhimbje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.