Gazetari Enkel Demi, së fundmi është vlerësuar me “Çmimin e Karrierës” nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
E ndërsa ndan njoftimin e publikuar nga Universiteti për datën e ceremonisë së dhënies së çmimit, Demi nuk nguron të bëjë ironi, duke marrë shkas nga lëvizjet e fundit në “Abc News”, pas ndryshimit të pronarëve të këtij televizioni.
“Si shpejt më duket kjo puna e karrierës, por me siguri do e kenë për gazetarin, i cili edhe po nuk qe në fund të karrierës po mundohen t’ia nxjerrin fundin duke i treguar derën…”, shkruan Demi.
Edhe pak ditë më parë, gazetari ironizoi gjendjen dhe lëvizjet e fundit në televizionin ku aktualisht punon. Gjatë një bisede në studio me gazetarët me të cilat drejton programin “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se i ka miq të gjithë ish-kolegët, por nuk ka kohë që të takohet më aq shpesh më ta, pasi u larguan nga puna.
Kujtojmë që rreth një muaj më parë “ABC NEWS” është blerë nga biznesmeni i madh në Kosovë, Shkëlqim Devolli.