Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shkarkimet te pushteti vendor, reagon Instituti i Bashkive

09:20 / July 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkia Malesi e Madhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas valës së shkarkimeve në shumë bashki të vendit me qëllim ristrukturimet e stafeve administrative ka reaguar edhe Instituti i Bashkive të Shqipërisë.

Në deklaratën për media Instituti i Bashkive të Shqipërisë “ngre shqetësimin ndaj deklaratave dhe ndërhyrjeve të përsëritura nga Kryeministri në funksionimin e bashkive, përfshirë thirrjet për dorëheqje të zyrtarëve vendorë dhe diktimin e ristrukturimeve administrative”.

Sipas tyre këto veprime përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga:

-Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë,

-Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4,5 dhe 8), dhe

-Ligji nr. 139/2015 “për Vetëqeverisjen vendore”.

Deklaratë

“Qeveria s’mund të drejtojë bashkitë – kjo është shkelje e Parimeve!”

Instituti për Bashkitë Shqiptare shpreh shqetësimin serioz ndaj deklaratave dhe ndërhyrjeve të përsëritura nga Kryeministri në funksionimin e bashkive, përfshirë thirrjet për dorëheqje të zyrtarëve vendorë dhe diktimin e ristrukturimeve administrative.

Këto veprime përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga:

-Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë,

-Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4,5 dhe 8), dhe

-Ligji nr. 139/2015 “për Vetëqeverisjen vendore”.

Emërimet dhe shkarkimet në administratën vendore janë kompetencë e kryetarit të bashkisë, jo e pushtetit qendror.

Çdo presion apo ndërhyrje politike përbën shkelje të kushtetutës dhe rrezikon kapjen politike të pushtetit lokal. Administrata publike duhet të jetë e depolitizuar dhe si e tillë duhet të shërbejë.

Thirrja jonë qëndron për:

-Ndërprerjen e menjëhershme të ndërhyrjeve politike në bashki;

-Respektimin e Kushtetutës, Kartës Europiane dhe ligjit për “Vetqeverisjen vendor”;

-Kryetari i Zgjedhur, Këshilli Bashkiak dhe administrata vendore kanë detyrimin të zbatojnë ligjin, të respektojnë përgjegjshmërinë administrative dhe të mbrojnë me integritet autoritetin që u është dhënë nga verdikti i qytetarëve përmes votës.

-Marrëdhëniet ndërinstitucionale ndërmjet nivelit qendror dhe atij vendor duhet të mbështeten dhe të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe funksionale, në përputhje me ligjin dhe në respekt të ndarjes së kompetencave dhe autonomisë vendore.

-Angazhim të institucioneve të pavarura dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe funksionimin demokratik të pushtetit lokal në Shqipëri.

Autonomia vendore nuk është privilegj politik, por një e drejtë kushtetuese dhe europiane./ Monitor

bashki pushtet Rama Reagim Shkarkime urdher
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.