Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Tvvitter për vendimin e KQZ-së, për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Rama thotë se KQZ provoi se nuk është vegël e partive, duke theksuar se PS tregoi nga anan e saj se nuk bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin
Lexo edhe- Fshehu arrestimin në Greqi/ KQZ shkarkon nga detyra Agim Kajmakun
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje👍Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë👎”, shkruan Rama.