Presidenca ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të prokurorit Besnik Muçi, të emëruar nga Meta si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Përmes zëdhënësit të Metës rikthehet skenari i bllokimit të këtij institucioni.
“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”, shkruan Blushi.