Një zyrtar i lartë amerikane u dërgonte emaile rutinë mijëra punonjësve të tij me thënie të repertit Tupac, por tashmë është i detyruar të japë dorëheqjen.
Jerry Foxhoven drejtor i shërbimeve njerëzore në Iowa, u pezullua në qershor pasi të paktën një anëtar i stafit të tij u ankua.
Një super fans i Tupac, ai në zyrën e tij organizonte “E premtja e Tupac” ku luante muzikën e reperit legjendar. Zyrtarët shtetërore nuk kanë konfirmuar nëse shkarkimi i tij ka lidhje me preferencat e tij hip- hop në vendin e punës.
“Unë jam një 66-vjeçar i bardhë nga Midwest, që i pëlqen muzika rep, dhe i pëlqen Tupac”, ka thënë Foxhoven për një televizion publik.
Në 350 emaile, nëpunësi civil shpërndante thënie dhe arritje të reperit gjatë jetës së tij të shkurtër, emri i të cilit njihej dhe si 2Pac.
“Mund të jemi pak i mërzitur sot pasi është 22-vjetori i vdekjes së 2Pac”, shkruante ai në një nga emailet që i dërgonte stafit të tij.
Por jo vetëm kaq, ai caktoi dhe një ore leximi të detyrueshëm për klasën e tij në Universitetin Drake ku jepte mësime për ligjin. Duke folur për televizionin NPR ai tha se e përdori dashurinë e tij për muzikën rep për ti bërë të ditur stafit “se unë jam një njeri dhe kam shpresa”.
Në mesazhin e tij të fundit, që ua kishte dërguar 4300 punonjësve ai thotë se shpresonte që të gjithë të mblidheshin për Ditën e Babait, e cila ishte dhe dita e lindjes së Tupac dhe dyvjetori i tij si drejtor.
Por drejtori nuk ndalet. Shumë shpejt ai di të mbushë 67 vjeç dhe nuk e di se çfarë do të vendosë pas kësaj situate, me përjashtim të diçkaje: E sigurtë që do të dëgjojë pak këngë të Tupac për ditëlindjen time. Kjo është e vërtetë”.
