Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Aviacionit Civil përgjegjës për sigurinë në Rinas

15:43 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ccccc 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, ka ardhur shkarkimi i drejtorit të Aviacionit Civil Krislen Keri.

Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës dhe u lakua jo pak mediatikisht për lidhjet e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Por kush është përgjegjësi për grabitjen në Rinas?

Në 10 nëntor 2017, kryeministri Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka emëruar ish-shefin e kabinetit të Edmond Haxhinastos, Krislen Kerin, në krye të Aviacionit Civil.

Në një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili mban datën 10 nëntor 2017, thuhet se “me propozimin e ministrit të  Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e z. Krislen Keri, drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Krislen Keri, është drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Shqiptar, pra autoriteti publik zyrtar që merret me sigurinë në territorin dhe hapësirën ajrore të çdo lloj mjeti fluturues që hyn, del apo fluturon mbi Republikën e Shqipërisë.

Por, Krislen Keri është edhe ish-drejtor i projekteve në Ministrinë e Transporteve, në kohën kur në krye të kësaj ministrie qëndronte Edmond Haxhinasto, por që prezantohet nga ministri edhe si shef kabineti.

Pra, Krislen Keri, ishte në LSI, por e la Monën për tepsinë, pasi Rama e bëri drejtor të Aviacionit Civil.

Gjithashtu Krislen Keri është personi i shumëpërfolur në lidhje me aksidentin fatal të 7 majit të vitit 2016, ku dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç humbën jetën.

Mbi Krislen Kerin u ngritën dyshimet se kishte ndikuar për moszbatimin e një vendimi gjykate lidhur me barrierat mbrojtëse në krah të rrugës, duke favorizuar në këtë mënyrë një karburant në pronësi të babait të tij.

Në atë kohë mediat raportuan se ishte pikërisht heqja e trafikndarëses në vendhyrjen e një karburanti e cila shkaktoi aksidentin tragjik.

Karburanti ishte në pronësi të babait të Krislenit, Pilo Keri, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së.

Trafikndarësja ishte hequr, u tha në atë kohë pas ndikimit të djalit të Pilos, Krislenit i cili ishte edhe shefi i kabinetit të Haxhinastos.

Ndërsa tashmë, pas dy vitesh emri i Krislen Kerit del sërish në media, dhe sërish për një ngjarje të rëndë.

Drejtori i Aviacionit Civil rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.