Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkarkohet nga drejtësia ‘Duçja’ i Beratit që doli në përgjimet e SPAK, shtëpi dhe makina të pajustifikuara, para me fajde

19:27 / October 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Durim Hasa ka figuruar me emrin Duce Hasa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qershor të këtij vitit, Komisioni i Vetingut vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Beratit, Durim Hasa. Ky i fundit rezulton mes gjyqtarëve që kanë ndryshuar gjeneralitetet. Më parë Durim Hasa ka figuruar me emrin Duçe Hasa, pra mbante emrin e diktatorit italian. Emri i gjyqtarit Durim Hasa u lakua në media, pasi në shtator të vitit 2020, liroi nga burgu 66-vjeçarin Romeo Oço, i arrestuar për ‘ngacmim seksual’ ndaj një 16-vjeçari. Prokurori Tasim Puci kërkoi mbylljen në qeli të Romeo Oços, duke paraqitur dëshminë e rëndë që 16-vjeçari kishte dhënë në polici për kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh si dhe një raport mjeko-ligjor që konstatonte shenja të dukshme të ngacmimit seksual nga 66 vjeçari.

Megjithatë, gjyqtari Durim Hasa, pasi dëgjoi palën e akuzës dhe atë mbrojtëse, vendosi ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Gjykatën e Skraparit. Nga vitit 2008 dhe deri kur u shkarkua ka punuar në Gjykatën e Beratit. Procesi i Vetingut për gjyqtarin Hasa nisi në nëntor të vitit 2019, raporton shqiptarja.com. Nga hetimi, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se gjyqtari Hasa nuk justifikonte një apartament në Tiranë 96.6 m2, me vlerë 29 mijë euro. Këtë pasuri më parë e kishte deklaruar 103 m2 dhe me vlerë 46 mijë euro.

Me probleme KPK-ja konstatoi edhe një garazh në Tiranë me sipërfaqe 24.8 m2. Sipas Komisionit të Vetingut, gjyqtari Durim Hasa nuk justifikonte as një apartament në Berat me sipërfaqe 55 m2. Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme edhe disa makina. Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari i Beratit Durim Hasa ka dhënë 1 200.000 lekë me fajde në vitin 2004, me interes 20 %. Në përfundim, ka rezultuar se gjyqtari Durim Hasa nuk justifikonte një pasuri me vlerë 47 mijë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

E qëlloi me thikë në zemër/ Flet 68-vjeçari që vrau gruan: I thosha të rrinte tek shtëpia jonë, jo tek e vajzës

17:36 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.