Një police 28-vjeçare me emrin Fatou Mendy-Sambou nga Nigeria që jetonte në Neëport të Anglisë është shkarkuar nga detyra pasi kishte lidhje intime me një burrë të moshuar 84-vjeçar.
Sipas Daily Mail, policja e rajonit e Neëport kishte marrë dhurata si një makinë BMË, bizhuteri të shtrenjta dhe pushime luksoze. Sipas autoriteteve ajo kishte përfituar nga burri i moshuar 34 mijë paund. Të gjitha këto burri i moshuar i ka shpënzuar nga pensioni i tij.
Sot policja 28-vjeçare u shkarkua për arsye të lidhjes e papërshtatshme pasi lidhja e saj u bë publike. Policja deklaroi për Daily Mail se: ‘’Nuk e kuptoj pse një lidhje e tillë mund të jetë arsyeja që dikush të hiqet nga detyra. Unë isha vertet e dashuruar’’.
Një dashuri e tillë sigurisht që nuk është e lehte për t’u gjetur.