Zyrtarët e doganave dhe oficerët e policisë së Berlinit kanë arrestuar pesë shqiptarë, anëtarë të një bande droge. Ata akuzohen se kanë kontrabanduar 136 kilogramë marijuanë në Gjermani me vlerë rreth një milion euro.
Sipas “Berliner Zeitung”, hetuesit e Grupit të Përbashkët të Hetimit për Narkotikët kanë ndërmarrë veprime pasditen e së premtes së kaluar.
Sipas hetuesve, burrat shqiptarë të moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç donin të ngarkonin bimë kanabisi pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe t’i përgatisnin për rishitje.
