Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkatërrohet ‘perandoria’ pronave të patundshme në Angli

22:05 / February 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia në Britaninë e Madhe ka zbuluar një skemë të kultivimit masiv të kanabisit, të maskuar si një agjenci shit-blerje pronash. Ka qenë një biznesmen britanik, 63-vjeçari Jeremy Southgate ai i cili bleu disa prona nëpër Hull dhe më pas i shndërroi në ferma ku rritej kanabisi.

Jeremy Southgate, i burgosur tashmë, bleu prona me çmime të lira në ankand dhe më pas hapi një agjenci false qiradhënie për t’i menaxhuar ato. 63-vjeçari lejoi një bandë shqiptare të krimit të organizuar që të merrte me qira shtëpitë nëpër Hull, për të drejtuar një rrjet prej 17 ‘shtëpi bari’ që prodhonin drogë me vlerë miliona paund.

Gjykata e Hull Crwn dëgjoi babanë e dy fëmijëve, i cili tha se kishte të ardhura legjitime, por gjithashtu kishte marrë e një kredi. Southgate filloi të bashkëpunonte me bandën shqiptare në shtator 2019, kur lejoi që pronat që zotëronte të përdoreshin për rritjen e kanabisit.

Fermat u krijuan në disa pika të qytetit. Pothuajse në çdo rast energjia elektrike ishte vjedhur. Prokurorët thanë se Southgate ishte një aktor kryesor në operacionin e drogës.

“Ato ishin pronat e tij. Ai përdori biznesin e tij legjitim si mbulesë.”- tha prokurori.

“Qiraxhinjtë fantazmë” ishin regjistruar si banues në shtëpitë ku kultivohej kanabis.

“Kanabisi prodhohej në sasi industriale për përdorim komercial,” tha zoti Doswell.

Policia sekuestroi rreth 911 kg kanabis, e cila gjeneronte më shumë se 11 milionë paund në vit për bandën. Southgate u shpall fajtor dhe u dënua me 11 vite burg.

Ndërkohë3 shqiptarë u dënuan gjithashtu pas gjyqit.

Darden Mrishaj, 38 vjeç,u dënua me tre vjet burg.

Kushëriri i tij 26 vjeç, Ervis Mrishaj, nga Station Road, Whittlesey, u dënua me pesë vjet e gjysmë.

Florjan Kasaj, 42 vjeç, nga Buckingham Street, Hull, po shqiptar, u dënua me shtatë vjet burg.

Një i katërt, Enver Rrushi, 33 vjeç, nga Middlesborough pranoi se prodhonte kanabis në dy nga pronat e Southgate dhe u burgos për tre vjet.

Policia tha se 10 persona të tjerë u akuzuan gjithashtu për vepra të lidhura me drogën midis 2018 dhe 2023 si pjesë e hetimit dhe që atëherë janë dënuar.

“Ky hetim dhe përçarje në grupin e krimit të organizuar ishte e gjatë dhe komplekse, por ishte vetëm çështje kohe përpara se oficerët tanë të trajnuar specialistë të çmontonin këtë rrjet kriminal”, tha prokurorja.

‘Duke ndaluar aktivitetet e kësaj bande, ne kemi parandaluar që sasi të konsiderueshme droge të klasit B të vërshojnë rrugët tona”, përfundoi ajo.

angli pronat shkaterrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.