Një burrë në Australi identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është përplasur sot me veturën e policisë së Syndey, më pas ka vjedhur një furgon nga një market, një taksi, ka përplasur veturat tjera dhe ka therur një kalimtar rasti, për të kryer më pas vetëvrasje para syve të policisë.
Ngjarja dramatike ka ndodhur sipas policisë australiane nuk ka lidhje me terrorizmin, kurse gjithçka filloi kur policia u mundua ta ndalë agresorin që nuk kishte targa në veturë.
Ai fillimisht me veturën e tij ishte përplasur drejtpërdrejt me veturën e policisë, dhe më pas kishte vjedhur një furgon të marketit që ishte afër me të cilin u largua për rreth 7 kilometra, dhe në afërsi të aeroporti ka shkatërruar disa vetura tjera që i dilnin në rrugë.
Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai u mundua ta vjedh edhe një veturë tjetër me c’rast ka therur me thikë një kalimtar rasti që ishte munduar ta ndalë, e kur e kuptoi se jo gjithçka po shkonte sipas planit vodhi një taksi.
Në fund policia ka arritur ta ndal sulmuesin që ishte prapa timonit të taksisë dhe me elektroshok është munduar ta “neutralizoi”, por ai pa u menduar dy herë nxori thikën dhe theri vetën në gjoks dhe mbeti i vdekur në vend.
“Sulmuesi nuk kishte tentuar që qëllimisht t’ju bënë keq të tjerëve”, kas deklaruar ndihmësdrejtori i policisë së Sydney, Mick Fidgerald.
Sipas tij, ky burrë kishte bërë gjithçka që t’i shmanget prangave të policisë, kurse veprimet e tij e në veçanti momenti kur theri personin e pafajshëm, i bën të besojnë se kanë të bëjnë me një person me probleme psikike.
Duke mos dashur të flasë në detaje për sulmuesin, Fidgerald nuk ka zbuluar identitetin e tij, duke shtuar se sulmuesi ishte i njohur për policinë.