Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Shkatërruam pluhurin bërthamor”, Irani në bisedime me SHBA: Gati për luftë me armë të reja

12:50 / April 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1596
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është një ditë shumë e rëndësishme në Islamabad. Në Pakistan takohen sot delegacionet e Amerikës dhe të Iranit, në tryezën që mund të vendosë fatin e paqes apo rinisjen e luftës.

Sot është dhe dita e fundit e armëpushimit që skadon të mërkurën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se një zgjatje e tij është “shumë e pamundur”, shkruan A2.

Kryetari i Parlamentit të Iranit nga ana tjetër, njofton se Teherani po përgatit “karta të reja në fushën e betejës” nëse luftimet me SHBA-në rifillojnë. Një tjetër zyrtar, Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i gjyqësorit të Iranit, tha se Teherani duhet të “ruajë gatishmëri 100%” në rast se SHBA-të nisin sulme të reja, sipas një videoje të postuar nga media shtetërore iraniane Fars.

Ekziston një “mundësi e fortë” për bombardime të tjera, tha Ejei, duke shtuar se SHBA-të ende nuk i kanë arritur objektivat e tyre të luftës, pavarësisht vrasjes së shumë zyrtarëve të lartë të Iranit. Në një video të veçantë të postuar nga Fars, kreu i gjyqësorit tha se Irani do t’i përgjigjet konfiskimit nga Amerika të anijes me flamur iranian në Gjirin e Omanit të dielën, duke e quajtur atë një “shkelje” të armëpushimit. Sakaq, presidenti Trump i është kthyer sërish sulmeve ndaj mediave.

“Operacioni ‘Çekani i Mesnatës’ solli një zhdukje të plotë dhe totale të vendeve të Pluhurit Bërthamor në Iran. Prandaj, gërmimi i tij do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë”, tha Trump.

Presidenti amerikan vazhdon të komentojë luftën me Iranin në rrjetin e tij social, Truth, ndërsa shkruan me ironi se “udhëheqja në Teheran ka detyruar qindra anije të drejtohen drejt Shteteve të Bashkuara, kryesisht Teksasit, Luizianës dhe Alaskës, për të marrë naftë”.

“Po fitoj luftën me rezultat të thellë. Gjërat po shkojnë mirë pasi ushtria jonë ka qenë e shkëlqyer”, shkruan Trump. Presidenti amerikan shprehu besim se Irani do të negociojë, duke shtuar se përndryshe “ata do të përballen me probleme që nuk i kanë parë kurrë më parë”.

Ndërkohë, në Ngushticën e Hormuzit ka pak lëvizje. CNN raporton se gjatë të hënës kaluan vetëm 16 anije. Irani pretendon se një anije e tij ka thyer bllokadën e SHBA-së dhe po shkon në ishullin Kharg.

bërthamor pluhurin SHBA Shkatërruam
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

09:06 / June 25, 2026

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

09:02 / June 25, 2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

22:40 / June 24, 2026

Marine Le Pen mbështet Giorgia Melonin pas përplasjes publike me Donald Trump

21:58 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.